A do ta bllokojë opozita nesër Kuvendin? Ja si përgjigjet Lulzim Basha

Apr 18, 2018 | 23:27
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi kreun e qeverisë se nuk ka kapacitet për të reflektuar për problemet që ka vendi.

Gjatë konferencës për shtyp në përfundim të vizitës dy ditore në Berlin ai u pyet nga gazetarët nëse do të vijojë aksioni i opozitës dhe bllokimi i seancës parlamentare ditën e nesërme.

basha me gazetaret

“Këtu padrejtësisht vëmendja vendoset te çfarë do bëni ju. Sa herë ka padrejtësi, qytetarët duhet të ngrihen. Kjo është në ftesë që unë ia bëj çdo qytetari. Rama kap media, kap drejtësinë, kap shish. Përdor kuvendin si dyqan privat, prandaj është detyrë e opozitës të qëndrojë për parimet e Kopenhagenit, çlirimin e ekonomisë, zgjedhjet, drejtësia, kriminelët në burg, transparencë për shpenzimet e qeveritarëve. Taksat kanë shkuar në qiell dhe veprimet e qeverisë janë në diell. Taksat po shkatërrojnë biznesin e vogël. Këto janë problemet e rënda të Shqipërisë dhe këto nuk mund të zgjidhen nëse themi problemet nuk ekzistojnë. Shkaktari është qeverisja, Edi Rama”, tha Basha.

Sipas tij “sot duhet ta shikonte aktin e hapjes së negociatave si një mundësi për të reflektuar thellë. Por ai sot reflekton se nuk ka kapacitet për të reflektuar. Të nderuar kolegë socialistë keni një kryeministër që nuk është në gjendje të kuptojë cili është problemi dhe jo më të kontribuojë për zgjidhjen”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura