A do shkrihen bordet? Ministrja e Financave: E kanë bërë punën e tyre, do i mbajmë që qytetarët të paguajnë çmimin më të ulët të mundshëm

Sep 14, 2022 | 12:47
SHPËRNDAJE

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se bordet për cmimet e karburanteve dhe per disa produkte te shportes nuk do te shkrihen, duke theksuar se e kane bere punen e tyre dhe qe qytetaret po paguajne cmimet me te uleta te mundshme.

Kohet e jashtëzakonshme na ndikojnë të marrim vendime të jashtëzakonshme.

-640-0-mkjuhl-1652888758

Nga analizat që kemi kryer të dyja bordet kanë bërë punën e tyre me qëllim limitimin e rritjes së cmimeve në ato nivele pa prekur spekulimet e trehu, pa ndikuar në cmime kemi pritur që këto cmime të materializohen.

Ne do vijojmë të mbajmë bordet qoftë për çmimet karburanteve e disa produkteve të shportës për sa kohë do jemi të ndikuar nga rritja eksponenciale e cmimeve në bursat ndërkombëtare me qëllim garantimin që qytetarët të paguajnë cmimin më të ulët të mundshëm për këto produkte e të limtojmë cdo spekulim që mund të ndodhë në treg me rritje të mëvonshme të cmimeve”, tha Brahimaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura