A do ndryshojë ora këtë tetor? Europa i bën thirrje Brukselit të mos lëvizë akrepat

Aug 30, 2018 | 17:11
SHPËRNDAJE

Komisioni Europian, që është akuzuar shpesh për mbirregullimin e jetëve të njerëzve, po përballet me thirrje që të heqë ritualin e ndryshimit të orës dy herë në vit. Zyrtarët në Bruksel janë befasuar nga përmasa e një konsulte online për praktikën e lëvizjes së akrepave 60 minuta përpara gjatë Verës dhe kthimin e tyre mbrapsht në Dimër. 4.6 milionë përgjigjet në sondazh, përbënin deri më tani numrin më të madh për Komisionin, që ndërmerr dhjetëra sondazhe çdo vit për çështje rregullatore.

ora-oret-765x383

Zyrtarët në Bruksel kanë thënë se pjesa më e madhe e të anketuarve kërkojnë mos ndryshimin e lëvizjes së akrepave të orës. Çdo vend në Bashkimin Europian do të qëndrojë i lirë për të zgjedhur orën e tij, që nënkupton se mund të mbajnë orën diellore (orën e verës) për të gjithë vitin, një eksperiment që Mbretëria e Bashkuar e provoi për 3 vite radhazi në 1960-ën.

Ndërkohë që Britania e ka përdorur ndërrimin e orës në mënyrë të vazhdueshme që kur u prezantua në Luftën e Parë Botërore për të kursyer karburant, shumë vende europiane nuk e përshtatën këtë praktikë deri sa nisi kriza e naftës në vitet ‘70. Përveç kursimit të energjisë, Qeveritë argumentuan se kjo do të përmirësonte sigurinë në rrugë dhe do të zgjaste netët e Verës.

Bashkimi Europian ka rregulluar ndryshimin e orës që prej viteve ‘80, për të shmangur datat e ndryshme të lëvizjes së akrepave. Në Europë, akrepat lëvizin përpara të Dielën e fundit të muajit Mars dhe rikthehen gjatë të Dielës së fundit të Tetorit. Megjithatë, konsulta tregon se disa europianë mendojnë që ky sistem po cënon jetesën e tyre. Shumë përgjigje erdhën nga Gjermania, me 73% që kërkojnë përfundimin e orës ligjore.

Finlanda ka kërkuar zyrtarisht që BE të ndryshojë ligjin e lëvizjes së akrepave të orës 2 herë në vit, ndërsa Lituania ka bërë thirrje gjithashtu për një rishikim. “Konsulta nuk është një referendum. Çdo ndryshim kërkon propozime ligjore nga Brukseli e më pas miratime nga qeveritë kombëtare dhe Parlamenti”, deklaruan zyrtarë të Komisionit./Scantv/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura