E ftuar në “Në kurthin e Piter Pan”, këngëtarja Soni Malaj ka zbuluar këtë të hënë se martesa është pjesë e planeve të saj të afërta.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të fëmijëve, por edhe drejtueses së spektaklit Alketa Vejsiu, nëse do të ketë një martesë, këngëtarja tha: “Kam një unazë në gisht në fakt kështu që…”
Të vegjlit e pyetën edhe nëse dëshiron të bëjë një motër ose vëlla për vajzën e saj Anna, pyetje së cilës Malaj iu përgjigj shkurt dhe plot bindje: “Dua”.
Soni Malaj është prej disa vitesh në një lidhje me Klevin, një biznesmen nga Tirana, ndërsa ka një vajzë 6-vjeçare nga martesa e saj e mëparshme me balerinin italian Mirko./tvklan.al
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al