A do kthehet Presidenti Meta tek LSI? Përgjigjet Monika Kryemadhi: Ne mirëpresim…

Oct 30, 2021 | 18:42
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka komentuar mundësinë e rikthimit të Presidentit Meta në krye të kësaj force politike.

kryemadhiilirmeta

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kryemadhi thotë se nuk mund të flasë për këtë çështje, por LSI mirëpret çdo njeri që do të kthehet dhe të kontribuojë për të forcuar demokracinë në vend.

“Nuk mund të flas për këtë, nuk e kam diskutuar di të them se LSI mirëpret çdo njeri që do të kthehet dhe të kontribuojë për të forcuar demokracinë dhe për të rikthyer demokracinë në shoqërinë shqiptare që ka qenë e brishtë këto vitet e fundit”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi nuk ka preferuar të komentojë mbi përplasjet politike mes ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe kryedmokratit Basha.

E pyetur se si i komenton deklaratat e Bashës për “Trekëndëshin e Bermudës” Berisha-Meta-Rama, ajo shprehet se: Për mua asgjë e re nga fronti i lindjes.

Për kryetaren e LSI-së, vendi ndodhet në një udhëkryq të jashtëzakonshëm politik e cila vjen për shkak të tjetërsimit të rezultateve në zgjedhjet e 24 prillit.

“Sot një nga problemet më të mëdha të politikës shqiptare, në transparencën e qeverisë përballë parlamentit,m qytetarëve është në një udhëkryq të jashtëzakonshëm. Vjen si një rezultat i tjetërsimit të rezultateve të 25 prillit. Javës që kaloi dorëzova në prokurori padi për inceneratorët dhe abuzimet me skemat korruptive” – shprehet Kryemadhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura