A do ketë sot përmbytje? Del harta e reshjeve, ja ç’do ndodhë me motin deri të hënën

Dec 16, 2017 | 8:07
SHPËRNDAJE

Dite me reshje do te jete e sotmja ne shume zona te vendit, por nje lajm i mire nga Meteoalb, per gjithe ata qe i friken permbytjeve.

“E shtuna NUK RREZIKON permbytje…….te pakten si pasoje e sasise se shirave pasi do te kete shira me intensitet mesatar ne zonat Veriore dhe Qendrore dhe ekstremin Jugor. Sasia e reshjeve te se shtunes e vleresuar ne mm/24 ore, parashikohet te arrije deri 70 mm/24h ne Veri; 50 mm/24h ne Qender dhe 30 – 40 mm/24h ne zonat e ekstremit jugor”- njofton Meteoalb, teksa poston edhe hartat e reshjeve ne vend.

Hartat paraqesin reshjet e se shtunes

reshjet

Moti sot 

E SHTUNE: Kryesisht e vranët me shira në gjithë vendin. Pjesa e parë e ditës do të ketë shira me intensitet mesatar në Veri – Qendër ndërsa gjatë pasdites pakësohen shirat në Veri – Qendër por shtohen në zonat Jugore.

Mbrëmja dhe gjatë natës do të ketë reshje të pakta shiu e dëborë në zonat malore. Temperaturat rriten lehtë në mëngjes por mbeten thuajse konstante gjatë mesditës duke ruajtur maksimumim 15 – 16°C.

E DIEL: Pjesa e parë e ditës mbetet me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore në Veri – Qendër.

Jugu mbetet kryesisht pa reshje deri pas mesditës kur reshje të pakta lokalizohen në zonat Jugore ndërsa pjesa tjetër e vendit kalon gradualisht në kushtet e motit të kthjellët.

Gjatë natës pritet mot kryesisht i kthjellët në të gjithë Shqipërinë. Temperaturat rënie të ndjeshme në mëngjes e mesditë duke luhatur ekstremumet termike të ditës nga -2 në 13°C.

E HENE dhe në vijim parashikohet mot i kthjellët por i ftohtë !!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura