A do ketë masa të tjera për të ndihmuar biznesin nga Qeveria? Rama: Më shumë frymëmarrje këtë vit në…

Feb 26, 2021 | 9:46
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama nga Berati, u shpreh optimist se për shkak të vaksinimit kundër Covid, turizmi do të marrë një frymëmarrje tjetër ndryshe nga viti i kaluar.

“Jam i bindur se shifrat do jenë më mirë se sa vjet, një pjesë e të vaksinuarve do lëvizin dhe një pjesë e rëndësishme e jona që do jenë vaksinuar do e ketë më të lehtë.

Do ketë më shumë frymëmarrje këtë vit në industrinë e turizmit e në gjitha aspektet e tjera gjërat do shkojnë duke u përmirësuar”, tha Rama, ndërsa u pyet se a do të marrë masa Qeveria për të ndihmuar bizneset për të dalë nga situata e vëshirë që u ka krijuar pandemia.

Por ndërsa bëri të qartë se për bizneset e mëdha qeveria ka dhënë ndihmë me paketa specifike për punonjësit e këtyre sipërmarrjeve, e theksoi edhe një herë se taksat për to nuk do të ulen.

Për biznesdin e madh ne nuk do ulim tatimin mbi fitimin, ka qenë është dhe do mbetet 15% të paktën për një periudhë kohe, pastaj nëse do krijohen mundësitë për ta ulur pse jo, por është për t’u bërë e qaretë që ka një dallim mes nesh e alternativave të tjera.

Se ne jemi që ata që fitojnë më pak të paguajnë më pak, biznesdin e madh nuk e kemi lënë pa mbështetur në disa forma. Kemi bmështetur punëtorët e sipërmarrjeve të mëdha me paketën e mbështetjes, turizmin me një paketë specifike e industritë prodhuese për të mos i lënë vetëm”.

Sipas Ramës, “sot po të shikojmë konsumin jemi kthyer në shifrat e konsumit të para pandemisë se është injektuar shumë shumë para në ekonomi, përmes paketave, programit të rindërtimit, vetëm përmes këtij punojnë e ushqehen me pagë nga programi 25 mijë familje”.

Ndërsa për biznesin e vogël dhe të mesëm kreu i Qeverisë theksoi se zerimi i taksës së fitimit dhe TVSH-së, për të gjitha bizneset me një xhiro deri në 100 mijë dollarë në vit dhe zerimi i tatim fitimit, taksës mbi të ardhurat për të gjitha bizneset deri në 140 mijë usd në vit, do të thotë që “shteti heq dorë nga cdo akses në fitimin e biznesit të vogël.

“Sot ne kemi më shumë biznese të vogla se sa kishim në janar 2020 para se të fillonte goditja e pansemisë”, theksoi Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura