A do ketë falje gjobash të vitit 2020 për biznesin? Ja përgjigja që jep ministrja Denaj

Dec 16, 2020 | 14:46
SHPËRNDAJE

Për ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, është ende herët për të folur nëse do të ketë falje gjobash për biznesin të vitit 2020, i cili ishte një vit i vështirë për shkak edhe të pandemisë së koronavirusit.

Pyetur nga gazetarët në konferencën për mediat, ministrja tha se vendimi do të merret pas janarit të vitit të ardhshëm.

“Unë s’do e lidhja faljen e gjobave me pandeminë, analiza bëhet për të parë pse akumulimi i borxhit tatimor në vite, se nuk është i një viti, ka ndodhur, cilët faktorë kanë kontribuuar, principali e interesat nuk janë subjekt për tu diskutuar, por për një vit të vështirë e pas një analize ne mund të mendojmë një formë, por është shumë herët për të konkluduar.

Jemi duke e parë por është për t’u diskutuar në muajin janar dhe në vijim”, tha ministrja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura