A do jetë PD në Parlament në shtator? Kadilli: Shpresoj shumë të reflektohet edhe më thelllë se sa sot

Jun 18, 2021 | 14:10
SHPËRNDAJE

kadilli

Anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli në përfundim të mbledhjes së Kryesisë duke folur për mediat tha se kauzat kryesore të kësaj force politike duhet të jenë “rishikimi kodit zgjedhor, kushtuetës, ndarjes territoriale dje reforma në drejtësi”.

Kadilli theksoi se PD ka nevojë për ndryshim rrënjësor, teksa nënvizoi se nuk nuk mungon gatishmëria për ringritje dhe momentet e vështira duhen parë si momente shprese e ndryshimi.

“Komunikimi me kryesinë do vazhdojë, me gjithë anëtarësinë e partisë, do materializohen shpresoj nëse do gjendet mirëkuptimi që ato që janë ndryshime statuore të bëhen realitet që në kuvendin e dates 17 korrik.

Një pjesë e atyre që propozon manifesti i përkasin sjelljes e mënyrës si do komportohet organizmi ynë politik. Këto i përkasin më shumë praktikës se do duhet një ndryshim mendësie se një ndryshim rrënjësor nuk bëhet thjesht me ndryshim statuti”.

I pyetur nëse Kryesia e PD do ta njohë parlamentin e ri në shtator, Kadilli tha se forca e tij politike duhet te jete e pranishme ne institucione per te vijuar betejen.

“Nje legjislaturë që nis pavarësisht cfarë mendon kryesia e partisë me njohje apo mosnjohje. Mendon se duhet te jemi një force politike në institucione në cdo moment që duhet.

Këto janë sfida të mëdha politike për të cilat do duhet të impenjohet gjithë forca jonë politike.

Jam i bindur që ekziston gatishmëria për të ndryshuar e për ta ringritur. Momentet e  vështira duhen parë si momente shprese e ndryshimi. Shpresoj shumë të reflektohet shumë më thelllë edhe se sa sot”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura