A do jetë Ben Blushi pjesë e qeverisë teknike? Ja qëndrimi i tij

Mar 16, 2017 | 23:20
SHPËRNDAJE

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka komentuar skenarët e mundshëm nëse krijohet një qeveri teknike në vendin tonë, kërkesë kjo e opozitës, e cila po proteston në shesh prej 18 shkurtit. Sipas Blushit edhe në rastin nëse kjo qeveri teknike krijohet, edhe në rast se një gjë e tillë nuk ndodh, sipas tij situata do të jetë njësoj.

ben-blushi-1-1Kreu i LIBRA-s thotë se qeveria teknike nuk e zgjidh krizën politike. Sakaq, ai thekson se edhe nëse krijohet një qeveri teknike, ai nuk do të jetë pjesë e saj.

“Do shkojnë në krizë në çdo rast, me qeveri teknike, pa qeveri teknike, me zgjedhje, pa zgjedhje, me vetting, pa vetting.

Mund të kalojë vetëm nëse njeri futet në burg. Vetëm frika mund ta bëjë këtë. Edhe gjykatësit e prokurorët e sotëm do jenë nesër. Nëse bëhet vettingu s’do të thotë se do na vijnë nga jashtë.

Ky sistem mund të korrektohet nga frika. Qeveria teknike nuk ka për të zgjidhur punë në Shqipëri. Nuk jam as kundër kësaj qeverie teknike as pro, por them që nuk sjell zgjidhje. Unë nuk futem aty. Nuk mund të futem në qeveri teknike”, u shpreh Blushi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura