Kafja me Mustafajn e Rulin, Basha pyetet për afrimin e Topallit dhe Imamit: Dora ime është…

Jul 20, 2018 | 13:17
SHPËRNDAJE

Pas ceremonisë së vendosjes së bustit të ish kryeparlamentarit Pjetër Arbnori një ditë më parë në ambientet e Kuvendit, kreu i PD Lulzim Basha pati një takim dhe konsumoi një kafe me dy nga kritikët e tij, Genc Rulin dhe Besnik Mustafaj. Ata u takuan edhe me ish kryeministrin Sali Berisha.

basha me gazetaret4

Sot në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu i PD Basha tha për këtë takim:

Ishte një kafe miqësore, s’kam asgjë që ti shtoj apo ti heq atyre që kanë thënë Besniku e Genci”.

Pyetur nga gazetarët nëse të tilla përpjekje do të bëhen edhe me zonjën Topalli, apo zotin Imami dhe të tjerë kritikë të tij, Basha u shpreh:

“Dora ime do jetë e shtrirë për këdo që do vijë të kontribuojë në këto orë kritike, qofshin ata që i takojnë historikisht shtëpisë së tyre demokratike, qofshin këta të rinj”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura