“A do i dilje plumbit përpara për Bashkimin?”/ Konkurrentja e “Për’puthen” bën deklaratën e papritur pas rikthimit në programin e dashurisë

Nov 23, 2021 | 14:48
SHPËRNDAJE

Konkurrentja e “Për’puthen”, Alvisa Qarri, u rikthye të shtunën e kaluar në programin e dashurisë, pas akuzave të rënda të ish-të dashurit të saj, Hysen Ramaj. Alvisa tha se një ndër arsyet kryesore që e bënë të rikthehej ishte pikërisht Bashkim Saiti.

alvisa bashkim hysen

Gjatë një bashkëbisedimi në prapaskenë, 25-vjeçarja bëri një deklaratë të fortë për djalin nga Kosova. Ajo tha se është e gatshme t’i dalë plumbit përpara për Bashkimin.

Pjesë nga biseda:

Azemi: A je e gatshme për me i dalë plumbit përpara për Bashkimin?

Alvisa: Nëse do jem me atë, patjetër që po. Të shkëlqen fytyra tani! (i drejtohet Bashkimit)

Hyseni e akuzoi Alvisën se ka qenë gjatë gjithë kohës e lidhur me të dhe se vendosi të tregojë të vërtetën, kur mësoi se ajo e tradhtonte me Saitin. Ai tha se e kishte parë të flinte dy net në shtëpinë e tij dhe këtë gjë nuk e kishte duruar dot.

Nga ana tjetër, Alvisa tha se është dhunuar fizikisht nga Hyseni dhe madje tentoi të tregojë fotot me shenja në fytyrë dhe trup, të cilat i kishte të ruajtura në telefon. Konkurrentja tregoi se është kërcënuar vazhdimisht nga ish-partneri dhe kjo ka qenë arsyeja pse nuk ka shkuar në Polici, për ta denoncuar dhunën.

Sipas Hysenit, këto deklarata nuk janë të vërteta e për këtë arsye, do të nisë një prces gjyqësor kundër Qarrit.

alvisa qarri, hyseni, bashkimi (10) alvisa qarri, hyseni, bashkimi (9) alvisa qarri, hyseni, bashkimi (6) alvisa qarri, hyseni, bashkimi (8) alvisa qarri, hyseni, bashkimi (7) alvisa qarri (2) alvisa qarri (5) alvisa qarri (8) alvisa qarri (7) alvisa qarri, iriada shahollari (13)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura