“A do gjyq me mua?”- Adelina Ismaili përplaset me këngëtarin e njohur pas nisjes së emisionit të saj! Ja për çfarë e akuzon

Oct 27, 2020 | 14:31
SHPËRNDAJE

Dy javë më parë, Adelina Ismaili, nisi rrugëtimin e ri si moderatore e emisionit “Tetë a tetë me Adelinën”.

adelina ismaili (1)

Të shtunën e shkuar ajo kishte të ftuar Fatmir Limajn për të folur për luftën e Kosovës dhe për detajet nga e shkuara e tij.

adelina ismaili (4)

Gjatë intervistës u përmend edhe kënga “Marshi i UÇK-së”, kënduar nga Arif Vladi dhe Adelina pretendoi se ky i fundit është paguar për këtë këngë.

arif vladi

Arifi reagoi menjëherë duke i mohuar akuzat dhe duke i kërkuar Adelinës që të nxirrte fakte ose ndryshe do ta hidhte në gjyq.

adelina ismaili (3)

Sot, ka qenë Adelina ajo që ka reaguar, duke treguar se kënga ka qenë më të vërtetë e sponsorizuar.

adelina ismaili (2)

Mirëmëngjesi Arif Vladi. A po don gjyq me mua? A i ke paguar taksa Kosovës kur je paguar në koncertet që lajmëroheshin si humanitare? Zvicrës? Gjermanisë? Etj.

Ky është vetëm fillimi. Ju duhet të qëndroni në emisionin ‘Tetë a tetë’ për të kuptuar se kush vërtet jeni. Vërtet ka kaluar koha kur keni shkelur mbi njerëzit e mirë, kur keni shitur të shenjtën. Ama tash faqen ta qnuki pak”, ka shkruar Adelina.

Pak minuta më parë, moderatorja ka zbuluar edhe shumën e parave që ai ka marrë. Në një postim tjetër në Instastory, ajo shkroi:

adelina ismaili (9)

Falënderoj furnizuesin kryesor të logjistikës së UÇK-së, z. Refik Hamiti që bëri të ditur publikisht se sa është paguar Arif Vladi për këngët e tij “humanitare”.

Ju ftoj në emisionin tim ‘Tetë a tetë me Adelinën’ të flasim pak mbi këto tema që mbesin mister edhe sot. Mua nuk duhet të më paguani”.

adelina ismaili (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura