“A do funksionojnë kamerat e policëve për Emiljano Shullazin”

Feb 2, 2016 | 12:06
SHPËRNDAJE

Duke çmuar si të mirëpritur çdo teknologji që lufton krimin, kreu i opozitës ka deklaruar se ajo nuk ka si të jetë efikase kur bëhet nga klika që është e lidhur vetë me krimin.

lulzim-bashaNë një postim në profilin e tij në FB, fill pas prezantimit të projektit për kamerat në trupin e policëve dhe deklarimeve të Tahirit dhe Ramës, Basha i akuzoi ata për propagandë mashtruese.

Postimi i Bashës

Propagandë mashtruese dhe asgjë më shumë projekti i kamerave të trupit, apo kamerave të tjera që ka ndërmend të instalojë kjo klike e lidhur me bandat.
Çdo teknologji që shton sigurinë e lufton krimin është e mirëpritur, por e gjitha mund të shkojë në të kundërtën, kur bie në duart e gabuara.
Kush do ti shohë kamerat kur Ministri i Brendshëm takohet dhe ndërmjetëson me vrasësin me pagesë në zyrën e tij dhe në vilat qeveritare ne plazh?
Çfarë do të bëjë Saimir Tahiri me këto pamje, që ai vetë i regjistron?
Kush do ti shohë e kontrollojë kamerat kur Saimir Tahiri, apo dhe shefi i tij, takohen e rakordohen me makinë me bandat dhe banditet?
A do të funksionojnë kamerat kur Emiliano Shullazi të futet në doganë me makinë të blinduar, pa lënë gjurmë e nishan?
A do të ketë kamera kur ngrihet trau i doganës për miqtë e Edi Ramës, që kalojnë naftë e cigare kontrabandë?
Sigurisht, ky nuk ka këtë plan. Kamerat e tij, thjesht s’do të punojnë, ose do të jenë me defekt teknik, kur vjen puna për të pasqyruar lidhjet e tmerrshme që ai ka me krimin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura