“A do e lije Ledrin të futej në ‘Big Brother VIP’?”/ Ja ç’përgjigje dha Sara Hoxha për partnerin e saj

Oct 25, 2021 | 18:13
SHPËRNDAJE

Partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha, është shumë aktive në Indstagram dhe shpesh realizon intervista virtuale me ndjekësit e saj. Influencuesja zbuloi së fundmi disa imazhe nga shtatzënia, të cilat deri më tani i kishte mbajtur vetëm për vete.

ledri vula sara hoxha (7)

Duke qenë se është një nga nënat më të ndjekura në Instagram, nuk mund të mos ua plotësonte kërkesat ndjekësve. Për rrjedhojë, Sara ndau dy foto me barkun e rrumbullakosur.

sara hoxha

E pyetur nëse do ta linte Ledrin të bëhej pjesë e “Big Brother VIP”, Sara tha “Me këtë që na bëri Bora, patjetër që po”. Ajo iu referua ritakimit të moderatorese Bora Zemani me ish-partnerin e saj, aktorin Donald Veshaj, të cilët shkëmbyen edhe një puthje në buzë duke u kthyer në kryefjalën e mediave rozë.

sara hoxha (1)

Pyetjet referuar kësaj ngjarjeje vazhduan, pasi një tjetër i shkroi Hoxhës: “A të shikon Ledri si Donaldi-Borën?”.

Po aman tani, mos na bëni të qajmë”,– iu përgjigj blogerja.

sara hoxha (2)

Më herët, Sara ka treguar se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje në fytyrë apo në trup. Kur një ndjekëse e pyeti nëse ka botoks, Sara zgjodhi t’i përgjigjej duke publikuar një foto të fytyrës së saj, pa filtra, në të cilën kishte rrudhur ballin për të treguar se deri më tani nuk ka prekur asgjë.

sara hoxha (1) sara hoxha (1) sara hoxha (2) sara hoxha (10) sara hoxha (8) sara hoxha (5) sara hoxha ledri vula (5) ledri vula sara hoxha (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura