A do drejtonte një ditë Partizanin? De Biazi: Pyetje jo shumë e bukur, kërkoj një skuadër që…

Feb 24, 2020 | 23:42
SHPËRNDAJE

Ish-trajneri i kombëtares së Shqipërisë Xhani De Biazi beson se pavarësisht përhapjes së koronavirusit në Itali, beson se shteti mund ta përballojë më së miri situatën pasi ka një sistem mjekësor tepër efikas.

xhani de biazi

Në studion e “Proçesit Sportiv”, ish-tekniku i kombëtares kuqezi e konsideroi si “vdekje të futbollit” faktin që supersfida Juventus-Inter e ditës së diel do të luhet pa tifozë. Nga ana tjetër, ai u pajtua shtyrjen e ndeshjeve të Serisë A me 10-15 ditë, pasi kjo do të ndihmojë që të kthehet normaliteti.

“Përhapja e koronavirusit në Itali – Në aeroport më kontrolluan, nuk mendoj se kam gjë. Shteti jonë po e përballon shumë mirë situatën. Sistemi mjekësor italian është një nga më të mirët në botë, kemi mundësi t’i kontrollojmë dhe t’i kurojmë të gjithë. Uroj që situata të menaxhohet sa më mirë. Është mirë që të pengohen manifestimet publike në mënyrë që të përhapet virusi.

Juventus-Inter pa tifozë për shkak të koronavirusit  – Një event kaq i bukur ta shohësh me dyer të mbyllura është vdekje e futbollit. Nuk e di se cila do të jenë zgjidhjet që do të gjejë qeveria. Uroj të jetë më e mira. Ta spostosh kampionatin me 10-15 ditë është mënyra më e mirë për t’u kthyer në normalitet”, përfundoi tekniku italian De Biazi.

Derbi

De Biazi u ndal te përballja e fuqishme mes Tiranës dhe Partizanit ditën e premte. Ish-tekniku i Shqipërisë u shpreh se ripërtëritja e Tiranës e bën të pasigurtë të mendojë nëse ky rezultat ka ardhur në mënyrë të rastësishme apo nëse drejtuesit kanë projekt afatgjatë.

Meqënëse, Partizani u ka hapur shpesh rrugën trajnerëve italianë për të drejtuar 16-herë kampionët e Shqipërisë, De Biazi u përgjigj nëse do të drejtojë një ditë Partizanin. Italiani shtoi se synon të drejtojë një ekip elitar.

Tekniku italian ka mëse 2 vite pa drejtuar skuadër. Ekipi i fundit që stërviti ishte Alaveshi në kampionatin spanjoll.

“Tirana në vendin e parë – Këtë rezultat të Tiranës nuk e kuptoj. A ka klubi një projekt afatgjatë apo ka ardhur deri këtu rastësisht. Megjithatë, është interesante që një ekip me histori në futbollin shqiptar ka gjetur vendin e duhur.

A do ta drejtonte Partizanin një ditë – Pyetje jo shumë e bukur. Kur ika nga kombëtarja, shkova në Sapnjë. Pata mundësi të tjera për të drejtuar skuadra të ndryshme. Synoj të stërvis skuadra të një niveli të lartë”, bëri me dije De Biazi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura