Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi, pas takimit në tryezë me krerët e tjerë të partive parlamentare, u shpreh gjithashtu pro paketës McAllister+, e cila tha ai e ka të përcaktuar datën e zgjedhjeve, 16 korrikun.
Teksa marreveshja politike duket larg, Idrizi jep nje drite jeshile kur tha se Rama dhe Basha jane te pergjgjeshem ndaj edhe ishte shpreseplote per rezultatet e takimit te tyre koke me koke.
Ai tha se kishte besim se do te kishte nje perfundim pas takimit koke me koke te dy krereve te partive te medha.
“U zhvillua një diskutim racional i munguar. Paketa McAllister e ka datën e zgjedhjeve në 16 korrik. Të gjejmë gjuhën e përbashkët,nuk jemi larg. Jam shpresëplotë për takimin kokë më kokë Rama-Basha. Rama e Basha të jenë të përgjegjshëm”, tha ai per mediat.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al