A do bëhet i detyrueshëm vaksinimi anti-Covid për të rinjtë në Shqipëri? Ja përgjigja e Komitetit të Ekspertëve

Jul 26, 2021 | 13:35
SHPËRNDAJE

Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ka deri tani asnjë plan që ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin anti Covid për të rinjtë në Shqipëri.

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli dhe Shefja e ISHP Albana Fico i besojnë edhe historikut të vendit tonë sa i takon mbulesës vaksinale, duke qenë shpresëplotë se djemtë dhe vajzat do të vaksinohen në bazë të kulturës që ata vetë kanë.

Plani i vaksinimit te te rinjve ne Shqiperi deri me tani eshte permes diteve te hapura ku mund te vaksinohen te gjithe persona mbi 18 vjec.

Pyetje: Të rinjtë duket se janë më hezituesit si do i bindni për t’u vaksinaur me të dyja dozat, a do shkojmë drejt vaksinimit të detyrueshëm?

Mira Rakacolli: Pavarësisht mesazheve që jepen nga ministria duhet të tansmetohen nga gjithë shoqëria për rëndësinë e madhe që ka vaksinimi.

Në të dhënat që ne kemi duke qenë se ka qenë me fasha moshore vaksinimi, në vaksinimin e hapur numri i të rinjve që janë paraqitur pranë qendrave të vaksinimit, krahasuar me më parë është i mirë, mendoj që të rinjtë tanë e kanë kulturën shëndetësore dhe të vaksinimit e jam e bindur që s’do ketë problem për Shqipërinë e nuk besoj se do shtrohet për Shqipërinë problemi i vaksinimit të detyruar se të rinjtë do e bëjnë se e kuptojnë që duhet ta bëjnë.

Albana Fico: Mos harrojmë që ne vijmë, jemi në situatën e një vendi që ka një traditë të mirë e të matshme të asaj që quhet mbulesa vaksinale, nga një sistem që programi i vaksinimit është për t’u marrë shembull dhe mbulesa vaksinale aktuale tregojnë që nuk jemi në vështirësi, t’u japim shansin të rinjve nëpërmjet ditëve të vaksinimit të shkojnë se ka dhe një bekgraund historik të kësaj çështjeje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura