“A bëhet xheloze bashkëshortja jote?”- Nxori foton me aktoren e njohur mbështetur në kraharorin e tij, Tolgahan Sayman u mbyll gojën të gjithëve: Mbretëresha ime

Oct 19, 2020 | 15:40
SHPËRNDAJE

Pak ditë më parë, aktori i famshëm turk Tolgahan Sayman publikoi një foto me kolegen e tij, Sude Gulerme të cilën do luajë në filmin “Kampioni im” ku ka rol kryesor.

Tolgahan Sayman shihet në foto krah aktores së njohur, e cila qëndron me kokën e mbështetur në kraharorin e tij.

Dhe ndjekësit ishin kuriozë që të dinin nëse Almeda Abazi është xheloze për bashkëshortin e saj.

Tolgahan iu është përgjigjur komenteve në mënyrë indirekte, duke publikuar një foto të moderatores shqiptare në InstaStory.

“Mbretëresha ime, gruaja ime dhe dashuria ime,”- shkroi ai krahas fotos së Almeda Abazit, duke treguar që ajo s’ka arsye të bëhet xheloze.

Çifti u martuan në vitin 2017 dhe u bënë prindër për herë të parë vitin e kaluar.

Ata mirëpritën në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Efehan.

/Panoramaplus.al

    

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura