
LIBRAZHD- Një 14- vjeçar është mbytur në ujrat e lumit Shkumbin, duke rënduar kështu bilancin e të mbyturve në ujë gjatë ditëve të fundit. 14- vjEçari i identifikuar me inicialet I.A ka qenë duke u larë me shokët në momentin e mbytjes. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur, “Kthesa e Dragostunjës”.
Vetëm një ditë më parë një 45- vjeçar është mbytur në liqenin e fshatit Bubq në Fushë- Krujë. Viktima, i cili kishte shkuar për tu larë në liqen, është identifikuar si Rustem Buza, nga fshati Marzhë e Vogël në afërsi të liqenit. Trupi, i babait të tre fëmijëve u gjet vetëm pak orë pas mbytjes.











