
ELBASAN- Gjykata e Elbasani dha sot masën me “burg pa afat” për shoferin e autobusit që u aksidentua pak ditë më parë në Qafë-Kërrabë.
Mit’hat Biçaku, 43 vjeç ishte shoqëruar në policia pak orë pas aksidentit, ndërsa sot është lënë në burg nga Gjykata pasi akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Në aksidentin e së shtunës u aksidentuar 36 aktivistë të Aleancës Kuq e Zi, nga të cilët 5 morën plagë më të rënda.
Pasagjerët e autobusit po udhëtonin nga Tiranë për në Librazhd, pasi kishin marrë pjesë në Kongresin e parë të Aleancës Kuqezi në Tiranë.
© Panorama.al











