Monti-Hollande, goli i Italisë ndërpret konferencën

Jun 15, 2012 | 12:26

Goli i shënuar nga Italia dhe britmat e tifozëve kanë ndërprerë konferencën për shtyp mes kryeministrit të Italisë, Mario Monti dhe presidentit francez Francois Hollande.

Ka qenë pikërisht momenti kur Andrea Pirlo ka shënuar kundër Kroacisë që është shoqëruar me thirrje entuziaste.

Kryeministri ka ndërprerë fjalën fillimisht i befasuar e më pas, duke buzëqeshur i është drejtuar presidentit francez, ku e ka sqaruar se ndërkohë luhet një ndeshje.

© Panorama.al

Te lidhura