Një grua suedeze u “turpërua” kur policia gjeti dhomën e saj sekrete të seksit, të cilën gruaja e kishte ndërtuar në një bunker ushtarak të braktisur. Dy peshkatarë ishin hutuar kur kishin parë bunkerin e vjetër në brigjet lindore të Suedisë. Ata kishin hyrë brenda dhe kishin gjetur një krevat të mbuluar me çarçafë mëndafshi ngjyrë vjollcë, litarë, pranga dhe pajisje lëkure. Peshkatarët kishin menduar se ky ishte një vend krimi dhe kishin lajmëruar policinë. Sapo u hap fjala, gazeta suedeze “Aftonbladet” shkruan se një nënë beqare rreth të dyzetave e kishte kuptuar se bëhej fjalë për “kopshtin e saj të kënaqësive” dhe kishte vendosur të zbardhte misterin. Gruaja, që e quante veten Lena, e kishte “ndërtuar” këtë vend për të takuar të dashurin e saj. “Doja vetëm të testoja limitet e mia”, tha ajo. “Suedia nuk është një vend shumë i lirë kur bëhet fjalë për seksualitetin”, shtoi ajo për gazetën.











