Një grua u detyrua të heqë pantallonat në mes të stacionit të metrosë, kur një mi po i ngjitej nëpër këmbë. Ana Vargas, 40 vjeç, ishte ulur në një nga stolat e stacionit “Columbus Circle” të Nju Jorkut në orën 7:50 të mëngjesit, kur një mi i tmerruar papritur iu fut në pantallona dhe po i ngitej nëpër këmbë. Fillimisht ajo kishte menduar se pantallonat po lëviznin vetë për shkak të ndonjë rryme. Por më pas e kuptoi ç’po ndodhte në të vërtetë. Ajo po shkundte fort pantallonat, por miu nuk binte. Më pas kishte bërtitur: “O Zot kam një kafshë poshtë pantallonave”, sipas “New York Daily News”. Ndaj asaj iu desh të hiqte pantallonat përpara të gjithë udhëtarëve. Shpëtoi nga miu, por më pas u dërgua në spital për t’u kuruar për gërvishtjet.











