Maçoku “mamuth”

Jun 11, 2012 | 14:01

Ky maçok është tre herë më i madh se një mace normale dhe peshon nëntë kilogramë, por ndërkohë Ruperti po vazhdon të shtojë kilogramë, sepse është në gjysmën e fazës së rritjes. Ka marrë pseudonimin maçoku “mamuth”, edhe pse është vetëm 3 vjeç. Rupet ka marrë tri herë çmimin macja e vitit në Australi, vendi ku ka lindur, dhe do të marrë pjesë në konkursin për macen shtëpiake më të madhe në botë, me shumë gjasa për ta fituar. Pronarja e tij, Kyra Foster, tha se “njerëzit emocionohen shumë kur i afrohen”.

© Panorama.al

Te lidhura