I ftuari zhvesh gruan e Laportës “live” në emision

Jun 9, 2012 | 9:54

Ndodhi edhe kjo! Ngrijnë teleshikuesit, teksa panë befas një të ftuar në skenën e një emisioni televiziv, i cili iu vërsul prezantueses Maria Lapierda, bashkëshorte e ish-presidentit të Barcelonës, Laporta, t’i griste asaj fustanin duke e zhveshur lakuriq. Ndërkohë, ajo e ndoqi atë nëpër studio, edhe pse ishte e zhveshur topless. Megjithëse incidenti u shënua si nga më të rëndit, të ndodhur ndonjëherë “live” në televizionet e vendit, të shumtë ishin ata që deklaruan se ishte një sajes. Dhe e gjitha kjo për të tërhequr vëmendjen e teleshikuesve. Gjykimet e kritikëve televizivë arritën në këtë pikë, pasi reagimet e prezantueses nuk ishin ato të priturat, sepse në një incident të tillë gjithkush do të reagonte shumë më ndryshme se ajo.

© Panorama.al

Te lidhura