Mbretëresha Elisabet ka përshëndetur njerëzit nga ballkoni i pallatit të saj në Bakingam dhe ka falënderuar miliona mbështetësit e saj e të
monarkisë në ditën e fundit të festimeve të Jubileut të Diamantë, përvjetori i saj i 60-të në fron. Nga flota mbi lumin Tamiz, një koncert gjigand me yje dhe shumë organizime të tjera, mbretëresha e quajti afeksionin e njerëzve “një eksperiencë mbresëlënëse”. “Më ka prekur thellë fakti se sa njerëz, mijëra familje, fqinj dhe miq kanë festuar me ne në këtë atmosferë kaq të lumtur”, tha mbretëresha duke iu adresuar kombit. “Do të vazhdoj të frymëzohem me mirësinë pa kufi që më keni treguar të gjithë. Ju falënderoj shumë”, tha ajo.











