TIRANE- Pas djegies pa votim edhe te raundit III per presidentin e ri te vendit, konferenca e kryetareve ka vendosur mbajtjen e raundit te katert diten e hene.
Ne mbyllje te seances se sotme, kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka njoftuar mbledhjen e Konferences se Kryetareve per te percaktuar daten e raundit te katert.
“Konferenca e kryetarëve ka vendosur me unanimitet që raundi i katërt i votimit për presidentin e ri të zhvillohet ditën e hënë në orën 10:00”- theksoi Topalli në një prononcim për mediat, duke shtuar se jane te gjitha mundesite per konsensus ne kete raund.
Topalli ka njoftuar ne nisje te seances permbajtjen e raportit te Komisionit te Ligjeve, sipas te te cilit nuk ka ende nje kandidat per votim.
Ajo per dijenine e oponionit lexoi para deputeteve tre nenet e kushtetues per zgjedhjen e presidentit te vendit. Ne senace pati akuza mes paleve per deshtim te procesit. Ne fjalen e tij, kreu i grupit te PS-se, Ruci akuzoi Berishen per deshtim te procesit, nderkohe qe kryeministri ia faturoi opozites situaten ne te cilen ndodhet procesi i zgjedhjes se presidentit, pasi sipas tij ajo po synon bllokimin e statusit te vendit kandidat te Shqiperise.
Maxhoranca dhe opozita ende nuk kane gjetur nje kandidature konsensuale.
I vetmi kandidat per President mbetet gjyqtari, Xhezair Zaganjori, i propozuar nga maxhoranca, por që opozita nuk ka dhene konsesusin per emrin e tij.
Vendimi i mor nje dite me pare, ne seancen e radhes se parlamentit, me 71 vota pro, 58 kundër dhe 1 abstenim.
Kuvendi miratoi kështu propozimin e bërë nga maxhoranca në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Opozita nuk dha konsensusin e saj, pas kishte kërkuar që votimi të mbahej më 10 qershor.
Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefano Sannino ka takuar , kryeministrin Sali Berisha, kreun e opozites, Edi Rama si dhe kryetarin e LSI-se, Ilir Meta, ku teme kryesore e bisedimeve ka qene zgjedhja e Presidentit te ri te Republikes.
© Panorama.al











