Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama ka shprehur keqardhje për “gabimin” e bërë, ndërsa iu referua kampit nazist të vdekjes, si “kampi polak i vdekjes”.
Ndjesa, është konfirmuar nga Presidenca e Polonisë, e cila ka bërë të ditur se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka shprehur keqardhje për “gabimin”.
Deklarata e Obamës, duke nderuar luftëtarin polak të rezistencës, Jan Karski, me Medaljen Presidenciale të Lirisë, shkaktoi pakënaqësi të mëdha në Poloni.
Presidenti Bronisllav Komorovski i ka shkruar letër kreut amerikan, duke shprehur pakënaqësinë me “gabimin”. Në përgjigje, Obama ka thënë se “nuk ka pasur kampe polake të vdekjes” dhe se “objektet si Ausshvici dhe Treblinka janë ndërtuar dhe përdorur nga regjimi nazist”.
Komorovski tha se “ka pranuar me kënaqësi përgjigjen e shpejtë të Obamës”.
© Panorama.al











