Aktorja e njohur kosovare e cila për herë të dytë është bërë pjesë e festivalit të madh të filmit në Cannes të Francës nga ku edhe mori popullaritetin e saj, si duket ka parë mënyrën e suksesit të cilin e ndjekin koleget e saja në industrinë e filmit. Ndërsa Dobroshi ka qenë duke pozuar për fotografët e njohur në festivalin e njohur, fustani i saj i shkurtër ka dhënë spektakël të cilin paparacët nuk e kanë lënë t’i ikë nga duart. Vithet e aktores së njohur kanë zënë vend edhe në ”Dailymail” ku përshkruhet si një brune shumë seksi. Nuk dihet nëse edhe këtë vit filmi në të cilin aktron Arta do të ketë jehonë të madhe siç kishte herën e parë në rolin e Lornës.















