TIRANE- Votimi i pare per presidentin e ri te vendit do te jete e merkura e javes qe vjen, pra 30 maji.
Deklarata eshte bere nga kreu i grupit parlamentar te PD-se, Astrit Patozi, fill pas mbylljes se punimeve te sotme te Konferences se Kryetareve.
Nese nuk arritet konsensusi i nevojshem per miratimin e kandidatit te zgjedhur, atehere Konferenca do te mblidhet serish per te percaktuar nje tjeter date per votimin.
“Konferenca e kryetarëve vendosi të mos cënojë axhendën normale që nuk do interferohet me procedurat e zgjedhjes së presidentit. Kalendari i parashikuar nga konferenca do të vazhdojë normalisht. Kushtetuta përcakton mënyrën si bëhet zgjedhja. Shpresojmë që presidenti të zgjidhet që në raundin e parë. Nëse nuk ndodh do mblidhet sërish konferenca dhe do caktojë raundin e dytë”, theksoi Patozi.
Nje dite me pare, ne nje deklarate per mediat, Kuvendi ka bere me dije se Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli bazuar në nenet 87 dhe 88 të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë dhe nenit 109 të Rregullores së Kuvendit, thërret Konferencën e Kryetarëve.
Nenet e cituara te Kushtetutes jane pikerish ato qe kane te bejne me procedurat per zgjedhjen e kreut te ri te shtetit.
Sipas Kushtetutës (neni 87), procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit presidencial paraardhës. Kur mandati presidencial përfundon në gjashtë muajt që i paraprijnë fundit të mandatit të Kuvendit ekzistues, procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Kuvendit.
Sipas këtij neni, Presidenti i Republikës “zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi. Për zgjedhjen e Presidentit, Kuvendi zhvillon deri në pesë votime.Votimi i parë zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga fillimi i procedurës për zgjedhjen e Presidentit. Secili nga votimet e tjera zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga përfundimi pa sukses i votimit pararendës. Votimi quhet i kryer edhe kur në konkurrim nuk paraqitet asnjë kandidat. Në votimin e dytë, të tretë dhe të katërt mund të paraqiten kandidatë të rinj, sipas kushteve të pikës 1 të këtij neni”.
© Panorama.al











