Një skulptor ka krijuar portretin më të vogël në botë të Mbretëreshës Elisabeta II, mbi një kokërr kafeje 2 mm. Kryevepra në miniaturë e kokës së Mbretëreshës është kaq e vogël sa nuk mund të shihet me sy të lirë, do të duhet një lupë për ta parë atë dhe, sapo e sheh, e kupton menjëherë se me sa mjeshtëri është punuar. Skulptura e mrekullueshme prej kafeje u realizua për të shënuar Jubileun e Diamantë të Madhërisë së saj. Ajo u realizua nga skulptori i miniaturave, Uillard Uigan, duke u bazuar në ritmin e rrahjeve të zemrës dhe duke punuar ndërmjet rrahjeve për të evituar dridhjet e dorës. Ai ka përdorur vegla të vogla të ndërtuara vetë në shtëpi dhe e leu portretin me qime të vogla të shkëputura nga kurrizi i mizave. Iu deshën katër javë super të mundimshme për ta mbaruar atë, pasi ekspertët e kafesë vendosën të bashkëpunonin me skulptorin për këtë rast special. Por edhe pse e realizoi veprën me shumë mundim, Vigan, i cili ka marrë edhe më parë titull mjeshtërie nga Mbretëresha, tha se e pëlqeu shumë këtë sfidë.











