Patrick Chappatte është karikaturist editorialesh për gazetën “International Herald Tribune”. Kjo karikaturë u publikua dje në “New York Times”, mbi vizitën e Presidentit të ri francez, Fransua Holande në Berlin, për të takuar kancelaren Merkel. Në karikaturë Merkel paraqitet si mësuesja e një klase (nxënësit- politikanët europianë) dhe në dërrasën e zezë ka shkruar “Masa kursimi”. Ndërsa kur Holande troket dhe kërkon të prezantohet… “Unë jam i riu…”, përgjigjja e Merkel është: “Nxënës i ri, e di”!
Gafa e Holande
Holande u prit nga Merkel me një gardë nderi përpara bisedimeve. Dy liderët mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp dhe më pas hëngrën darkë së bashku. Holande dukej pak i hutuar. Ndërsa komentonte takimin, redaktori i “Der Spiegel”, Mathieu von Rohr, shkroi në “Twitter”: “Merkel e solli rrotull Holandenë në tapetin e kuq, sepse ai po qëndronte në anën e gabuar”.











