Aluizni publikon listën e re të familjeve në të gjithë vendin që duhet të paraqiten për të marrë lejet e shtëpive.
Agjencia e Legalizimeve ka përfunduar procedurat dhe ka printuar lejet e legalizimit për 2048 qytetarë në 12 qarqe të vendit. Gazeta publikon sot emrat e përfituesve, të cilët duhet të paraqiten për ta tërhequr këtë leje pranë drejtorive rajonale të qarkut të tyre. Kjo procedurë e bën automatikisht objektin informal të ndërtuar prej tyre tërësisht legal dhe të regjistruar në Hipotekë. Agjencia e Legalizimeve gjithashtu bën me dije se është duke punuar për të përfunduar në afatin e duhur, pra brenda vitit 2013, të gjithë procesin e legalizimeve.
Per te pare artikullin e plote klikoni mbi: PDF











