Premtimi i Shaqirit: Do t’u shënoj bavarezëve

Feb 21, 2012 | 13:36

Mesfushori kosovar i Bazelit, Xherdan Shaqiri, ka premtuar se do japë gjithçka deri në fund të sezonit për të fituar dopietën e titujve kombëtarë me ekipin zviceran. Por, përveçse u ka bërë presion rivalëve në kampionat, ai ka premtuar se do të ndëshkojë ditën e mërkurë në Champions ekipin e tij të ardhshëm, Bajernin e Mynihut. “Synimi im është ta mbyll me nder këtë aventurë të parë, duke fituar të dy titujt kombëtarë. Për mua do të jetë një sfidë e veçantë, por përderisa jam ende pjesë e Bazelit, do jap gjithçka për fanellën që kam veshur dhe do bëj të pamundurën të ndëshkoj Bajernin. Tashmë e kemi faktuar që mund të ndëshkojmë këdo, kështu që të gjithë jemi të motivuar dhe do kërkojmë të eliminojmë bavarezët nga ky kompeticion”, u shpreh Shaqiri.

© Panorama.al

Te lidhura