Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur për aktualitetin politik si dhe ngërçin me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi ndaj 10 prokurorëve nisi procedimi disiplinor sepse refuzuan shortin për çështjen Shullazi. E ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën në News24, Kryemadhi tha se Arta Marku nuk mund të caktojë prokurorë për dosjet, pasi kjo bëhet me short.
“Mënyra si u zgjodh prokurorja kështu do ndodhte. Nuk kam asnjë dilemë se do shkonim drejt shkrirjes së Prokurorisë. Sepse synim mbetej mbyllja e hetimeve për Shullazin deh Tahirin. Ne nuk mendonim se do shkonim kaq larg, por me bekimin e EURALIUS tregon se krimi i organizuar i ka shtrire tentakulat deri në institucionet ndërkombëtare. Ne nuk mendonim se papërgjegjshmëria e tyre do arrinte në këtë fazë. Ne kemi bërë padi ndaj Arta Markut dhe ne do depozitojmë çdo padi. Për mua gjuetia e shtrigave ndaj prokurove ka qenë shantazhuse qe të asimilohej pushteti i tyre në duar të Edi Ramës. Prokuroja nuk ka kompetencë për të caktuar prokurorë për dosjet, pasi kjo bëhet me short. Kapja e reformës në drejtësi nuk sjell gjë tjetër vetëm pasiguri tek shqiptarët”, tha Kryemadhi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al