Gjykata kërkoi ta rikthente në burg, arratiset 28-vjeçari… i liruar dy herë më parë

Sep 19, 2018 | 15:00
SHPËRNDAJE

Është arratisur Taulant Manaj, i njohur si Taulant Beqiraj.

Gjykata kishte vendosur urdhër-arrestin për të, por Manaj nuk është gjetur në banesë, duke u larguar në drejtim të paditur para se të bëhej urdhër ekzekutimi.

28 vjeçari nga Vlora ishte liruar në gusht të këtij viti, nën masën “arrest shtëpie”, pasi më herët ishte kapur nga policia me armë, gjatë kohës që ishte dënuar me “arrest shtëpie” për vrasje me dashje të mbetur në tentativë, por Gjykata e Vlorës e la sërish në shtëpi me po të njëjtën masë.

Ky ishte rasti i denoncuar nga KLD dhe Ministria e Drejtësisë, i cilësuar si rast abuziv i Gjykatës së Vlorës.

5

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura