
Unaza e martesës dhe këmisha që mbante veshur ish- lideri libian, Muamar Gadafi, kur u vra tetorin e kaluar nga rebelët pritet te dale ankand për një vlerë prej 2 milion dollarësh.
Sipas Daily Mail, diktatori mbante një unazë argjendi kur u tërhoq zvarrë dhe u vra nga rebelët. Ahmed Warfali, personi i cili zoteron keto gjera, te cilat nuk dihet se nga i ka marre, thotë se po të ishte në Evropë mund të fitonte më shumë me këtë ankand.

Warfali eshte kritikuar per nxjerrjen ne ankand te ketyre gjerave, pasi sipas kritikeve ai nuk mund te shese nje pasuri qe i perket familjes se Gadafit.











