Tre ditë i zhdukur, gjendet i vdekur. Dyshohet nga i ftohti

Feb 3, 2012 | 12:29

BULQIZË- Një 63 vjecar është gjetur i vdekur. Policia e njoftuar për ngjarjen, pasi ka bërë këqyrjen e trupit ka njoftuar se bëhet fjalë për shtetasin Xhevat Muka, 63 vjec.

Sipas të dhenave të para ai kishte tre ditë që nuk ishte në shtëpi, pasi ishte në rrugën e kthimit. Rrugës  mësohet ta ketë bllokuar bora dhe e ka izoluar.

Grupi hetimor ngritur për këtë rast vijon hetimet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

© Panorama.al

Te lidhura