Horoskopi ditor nga Panorama – 9 mars 2013

Mar 9, 2013 | 11:41

Dashi (21 Mars – 20 Prill)
Do të jetë një ditë çlodhjeje. Për ata që janë me pushime do të krijohen mundësitë të takoni një mik të vjetër të cilin nuk e takonit prej kohësh. Së bashku do të dëfreheni shumë.

 

 

Demi ( 21 Prill – 20 Maj)
Do të jetë një situatë e mbushur me premtime dhe më projekte për tu realizuar. E rëndësishme është që ju të dini të organizoni ditën në mënyrë që të lini kohë dhe për dëfrime.

 

 

Binjaket (21 Maj – 21 Qershor)
Ide të vlefshme do të sjellë në mendjen tuaj çdo stimul i jashtëm qoftë një bisedë me një të panjohur, artikulli i ndonjë reviste apo një libër i vjetër. Mos lini pas dore asgjë sepse mund të lind ndonjë vendim apo projekt  i rëndësishëm.

 

 

Gaforrja (22 Qershor – 22 Korrik)
Edhe pse dita do të duket e qetë sot ju nuk do të bini në dembelizëm duke pasur besim në aftësitë tuaja. Nëse dikush ju fton për në kinema mos krijoni shpejt iluzione sepse ndoshta ai nuk dëshironte të shkonte vetëm.

 

 

Luani (23 Korrik – 22 Gusht)
Alegria, gëzimi do t’ju bëjnë të kryeni gabime të vogla në punë por mos u shqetësoni shumë. Shkaku i gjithë kësaj është romantizmi  i papritur i partneri që ju bën të humbni përqendrimin.

 

 

Virgjeresha (23 Gusht – 22 Shtator)
Hëna në shenjën e binjakëve ju bën shumë nervoz. Me këtë gjendje shpirtërore sigurisht që në punë nuk do të kaloni një ditë të qetë dhe do të gjeni shkaqe për tu grindur me të tjerët.

 

 

Peshorja (23 Shtator – 23 Tetor)
Hëna do t’ju dhurojë një forcë bindëse për tu treguar të tjerëve që ju vleni. Sot do të mund të jeni tepër origjinal dhe do të jenë të tjerët ata që do të vinë pas teje. Do të jeni të sigurt në vetvete.

 

 

Akrepi (24 Tetor – 22 Nentor)
Do të jeni melankolik si pasojë e disa problemeve të vogla që nuk mundët ti zgjidhnit ditët e shkuara, por ndoshta dhe një zhgënjim sentimental. Gjithçka rreth jush ju bën të ndiheni keq por mos shikoni vetëm anën negative të gjërave.

 

 

Shigjetari (23 Nentor – 21 Dhjetor)
Mërkuri dhe Afërdita favorizojnë ambiciet tuaja profesionale do të keni rezultate të sigurta dhe shefat tuaj do t’ju përgëzojnë për projektet tuaja. Në dashuri duhet të qëndroni konstant dhe do të përfitoni dashuri nga partneri.

 

 

Bricjapi (22 Dhjetor – 20 Janar)
Jeni në një formë të shkëlqyer sot. Mundohuni të gjeni një kompromis midis dëshirës për të ndihmuar të tjerët  dhe nevojave tuaja personale. Personi që dashuroni do ju bindet sot në të gjitha dëshirat tuaja.

 

 

Ujori (21 Janar – 19 Shkurt)
Edhe pse nuk i keni idetë e qarta mbi atë çka dëshironi realisht, sot do të arrini të merrni më të mirën e mundshme të asaj çka ju ofron dita. Do të shtoni xhelozinë e partnerit tuaj sot, me sjelljet  tuaja tepër joshëse.

 

 

Peshqit (20 Shkurt – 20 Mars)
Do të keni energji të tepërta për të shpenzuar dhe sidomos në fushën profesionale. Do të lindin interesa të reja të cilat do të përfundojnë me siguri në projekte të mëdha.

© Panorama.al

Te lidhura