
TIRANE- Një ëndërr shekullore e cila është bërë e vërtetë. Kështu e ka cilësuar kreu i qeverisë, Sali Berisha tunelin e Krrabës që lidh Tiranën me Elbasanin. Ai ka ndarë impresionet me miqtë e tij në Facebook, pas inspektimit të tunelit që është pjesë e autostradës, Tiranë- Elbasan.
“U krye. Nje enderr shekullore e qytetareve te Elbasanit u be e vertete. Tuneli i Krrabes, qe lidh Tiranen me Elbasanin, eshte ne rifiniturat e fundit. Nje kryeveper! Tuneli me i bukur qe kemi ndertuar, do te me thoshte z.Pantelis kryeinxhinieri i kompanise greke “Aktor” qe e ndertoi tunelin ne nje kohe rekord. Per qytetaret e Elbasanit, Korces, Gramshit, Kolonjes, Pogradecit, Librazhdit por edhe per Tetoven e Shkupin, distanca shkurtohet pothuaj 1 ore. Tani rradhen e ka Tuneli i Qaf – Murrizit, Arbrit! Ne mbajme premtimet tona. Urime! Sb”- shkruan Berisha në Facebook.











