TIRANE- Kreu i Bashkisë Kukës, Hasan Halilaj është përfshirë në një përplasje fizike me paditësin e tij, Muhamet Dalaci. Ngjarja, mësohet se ka ndodhur në zyrën e gjyqtares, Rezarta Balliu.
Muhamet Dalaci mësohet se ka ngritur një padi civile në ngarkim të Bashkisë Kukës, për mosnjohje të pronësisë intelektuale.
Nga përplasje fizike, Dalaci ka pësuar disa dëmtime në fytyrë. Pas incidentit,i dëmtuari ka kryer një denoncim në ngarkim të kreut të Bashkisë, në Komisariatin Nr.2 në Tiranë.
Muhamet Dalaci mësohet se ka paditur gjithashtu edhe Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Financave për mbrojtje të pronësisë intelektuale.
© Panorama.al











