Kreu i federatës çeke: Mafia shqiptare po kontrollon futbollin tonë

Sep 20, 2012 | 15:46
Daniel Kertinski, presidenti i Spartës së Pragës

Mafia shqiptare komandon futbollin çek. Ky është lajmi që ka tronditur Federatën Çeke të Futbollit, dhe që më pas e ka detyruar kreun e këtij institucioni, Miroslav Pelta, që të pohojë se informacioni është i vërtetë.
Ngjarja
Dy ditë më parë presidenti i klubit të Spartës së Pragës, Daniel Kertinski, një biznesmen shumë i fuqishëm në vendin e tij, ka paraqitur në federatë një dosje me të dhëna që sipas tij tregonin qartë se mafia shqiptare komandonte shumë ndeshje të futbollit çek, madje edhe ato të disa skuadrave elitare. Kjo gjë, sipas të përditshmes çeke, “isport.cz” bëhej e mundur nëpërmjet korruptimit me shifra të majme të gjyqtarëve vendës çek. Presidenti i federatës, Miroslav Pelta, pasi ka marrë dosjen ua ka paraqitur atë organeve kompetente. Pas ekspertizës së parë dhe pas konsultimeve me organet hetimore, Pelta ka dalë dje pasdite në konferencë për shtyp dhe ka pohuar se në këtë mes kishte diçka të vërtetë. “Është e trishtueshme, por duhet të pranojmë se disa fakte janë të vërteta. Megjithatë, do të kërkoja mirëkuptimin e të gjithëve dhe gjithashtu  ju kërkoj durim që të prisni deri sa hetimet të mbarojnë”, ka thënë Pelta.

© Panorama.al

Te lidhura