Pedagogu i Gazetarisë, pas vendimit: Krimi s’jam unë!

Sep 20, 2012 | 15:11

Isidor Koti me togën e shoqërimit, para sallës së gjyqit

ELBASAN/ Gjykata, të njëjtën masë dhe për studenten. Avokati: Ishte kurth.

I arrestuar për ryshfet. Isidor Koti lihet në burg pa afat.

“Krimi nuk jam unë”. Me pranga në duar, pedagogu Isidor Koti, ka arritur të reagojë me këtë shprehje pasi Gjykata e Elbasanit e la dje në burg pa afat. I arrestuar më 15 shtator me akuzën e marrjes së ryshfetit nga ana e studentëve të Gazetarisë së universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Koti nuk ka pranuar asnjë prej akuzave. Në emër të tij, avokati i pedagogut deklaroi se gjithçka ka qenë kurth nga ana e studentëve. Veç pedagogut, në Gjykatë është paraqitur dje edhe studentja e vitit të tretë të degës së Gazetarisë, Klaudia Kushi, e akuzuar si personi që bënte sekseren mes studentëve që donin të kalonin dhe profesorit të tri lëndëve.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura