Pafajësia e Ilir Xhakjes u zbardh pas vrasjes në Shijak

Sep 20, 2012 | 15:10

Ilir Xhakja në gjykatë

Tabaku s’përmend faktet e gjykimit, mori të gatshme pikat e avokatit.

Hetimi, vendimi i Gjykatës së Durrësit, i shkruar me nxitim.

Gjyqtari i Durrësit, Neritan Tabaku, i cili i dha pafajësinë Ilir Xhakjes, dyshohet se e ka arsyetuar vendimin e datës 9 shkurt 2011 vetëm pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Shijak, ku mbeti i vrarë kryekomisari Adem Tahiraj. KLD dhe Prokuroria e Tiranës kanë administruar vendimin e pafajësisë së Ilir Xhakjes, të dhënë nga trupa me tre gjyqtarë, e kryesuar nga Neritan Tabaku. Vendimi i shpallur në diapozitiv të shkruar në datën 9 shkurt 2011 së bashku me materialet e dosjes, janë mbajtur në zyrën e gjyqtarit për 19 muaj, deri në datën 16 shtator, kur inspektorët e KLD-së mbërritën në Gjykatën e Durrësit dhe gjetën të arsyetuar vendimin që mungonte prej më tepër se një viti.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura