
Kreu i prezences se OSBE-se ne vendin tone, ambasadori Eugen Volfart ka lexuar sor raportin vjetor per Shqiperine ne Keshillin e OSBE-se.
Ne te numerohen arritjet ne vend dhe evidentohet problematika e konstatuar, duke nisur nga problemet me korrupsionin dhe pandeshkueshmerine. Raporti vlereson reformat e bera me konsensusin epaleve, duke u ndalur ne reformen zgjedhore, nderkohe qe kerkon zbatim korrekt te saj deri ne fund dhe garantimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme.
“Verejmë se klima politike u përmirësua gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit dhe institucionet kushtetuese bënë progres në rrugën për të rifituar funksionimin e tyre të plotë. Pas vitesh amullie dhe bojkoti politik, si dhe pas demarshesh të përsëritura në lidhje me procesin politik nga Prezenca e OSBE-së dhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë, progresi në rrugën e reformave filloi me kthimin e plotë të Partisë Socialiste në Kuvend, në vjeshtën e vitit 2011 dhe me marrëveshjen pasuese, në muajin nëntor” thuhet ne raport.
Reforma zgjedhore
Ambasadori ka kerkuar zbatim korrekt te reformes zgjedhore. “Megjithëse ky komision vuajti nga disa periudha të parashikueshme bllokimi politik, gjë që shtroi nevojën e shtyrjes së mandatit të tij tri herë, ai më, në fund, mundi të prodhonte një tekst të rëndësishëm, i cili gëzoi konsensusin e gjerë të partive kryesore politike. Theksi duhet vënë tashmë te zbatimi i plotë dhe me përpikëri i Kodit Zgjedhor, në mënyrë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të mund të përgatitet në mënyrë efikase për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013. Ashtu siç bëhet e qartë në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, arritja e kësaj detyre do të kërkojë që të gjitha palët politike të lënë mënjanë interesat vetjake partiake dhe të shfaqin vullnet politik për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”- thuhet ne raport.
Zgjedhja e Presidentit
Ne raport i kushtohet vemendje zgjedhjes së presidentit të ri, qe cilesohet ne perputhje me kushtetuten.
“Ndërkohë që ishte në përputhje me Kushtetutën, procesi i zgjedhjes së Presidentit, i cili zgjati një muaj, nuk çoi në një marrëveshje ndërpartiake për ndonjë kandidat, duke u shoqëruar me akuza reciproke për mungesë vullneti politik dhe u zhvillua në një atmosferë mllefi politik. Ka gjasa që presidenti të vihet në qendër të disa debateve të tensionuara publike, që nga kjo vjeshtë, në lidhje me disa emërime të mundshme nga ana e tij të Prokurorit të ri të Përgjithshëm dhe të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të cilët emërohen me marrjen e pëlqimit të qartë të Kuvendit” thuhet ne raport.
Gerdeci
Raporti ndalet ne gjyqin e Gerdecit, duke kujtuar se ai u zhvillua me nje sere shqetesimesh duke nxjerre ne pah kohezgjatjen. “Vendimi i shkallës së parë marrë për të ashtuquajturën çështje të Gërdecit, lidhur me shpërthimin në një fabrikë të çmontimit të municioneve, nga i cili mbetën të vrarë 26 vetë në vitin 2008, i dha fund një gjyqi që zgjati më shumë se tre vjet dhe 200 seanca. Gjyqi nuk mund të konsiderohet se është zhvilluar në përputhje të plotë me parimet e gjykimit të drejtë”- thuhet ne te. Me tej vleresohet shqetesuese shtyrja e shpeshte e seancave. “Shtyhej shpesh kryesisht për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës, ngriti shqetësime të herëpashershme. Dhoma Kombëtare e Avokatisë, si aktori kryesor që mund të ndreqë rrethana të tilla, vazhdimisht nuk veproi”.
© Panorama.al











