TIRANË- Nis zyrtarisht fushata për kreun e ri të LSI-së dhe në garë janë kreu aktual Ilir Meta dhe sekretari i përgjithshëm i partisë, Luan Rama.
Njoftimin e dha përmes një konference për shtyp, Petrit Vasili, sipas të cilit sot mori fund procesi i kandidimit për kreun e LSI.
“Komiteti organizator u njoh dhe miratoi kandidaturën e Luan Ramës, sekretar i LSI për të marrë pjesë në garën për kreun e LSI. Besoj që në mënyrë përfundimtare konfirmohet tashmë që kandidaturat zyrtare në garë për kreun e LSI janë Ilir Meta dhe Luan Rama. Komiteti i ka miratuar dhe gara për kreun e LSI dhe fushata konsiderohet e hapur që nesër”- tha Vasili.
© Panorama.al












