Për gjobëvënie: Shantazh studentes me video, pranga modelit

Sep 20, 2012 | 10:17

Denis Dunisha

Policia arreston 20-vjeçarin Denis Dunisha, i kërkoi para së dashurës që njohu në Facebook për të mos publikuar videon intime.

Tiranë, studentja: Më kërkoi para që të mos zbulohej videoja.

Një 20-vjeçar me profesion model, i njohur edhe në botën e artit si pjesëmarrës në disa videoklipe të këngëtareve shqiptare, është vënë në pranga nga Policia e Tiranës. I riu akuzohet se i ka bërë shantazh të dashurës së tij me video të momenteve intime që kanë kaluar së bashku. Denis Dunisha, me banim në Tiranë, ku vazhdon studimet për Gjuhë frënge, u arrestua pas kallëzimit që ka bërë ndaj tij për gjobëvënie dhe shantazh studentja 21-vjeçare, me inicialet E.F.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura