Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama ka mbajtur një video konferencë me homologun afgan, Hamid Karzai. Biseda është fokusuar pjesërisht në “përpjekjet për të frenuar sulmet e brendshme ndërmjet koalicionit të SHBA-së dhe forcave afgane”.
Këtë vit, së paku 51 trupa të huaja kanë humbur jetën nga sulmet e tilla, në të cilat forcat lokale kthejnë armët kundër mentorëve perëndimorë.
Në anën tjetër, zëdhënësi i Obamës, Xhej Karni ka hedhur poshtë thirrjen e tre senatorëve amerikanë – Xhon Mekejn, Llindsi Graham dhe Xho Liberman – për një “pauzë strategjike”, për të vlerësuar ndikimin e vrasjeve.
Shtëpia e Bardhë tha se Obama dhe Karzai kanë diskutuar po ashtu nevojën për përmbajtje nga trazirat, që ka shkaktuar filmi anti-islamik, i prodhuar në Shtetet e Bashkuara.
© Panorama.al











