
TIRANE- Nazime Visha, 18-vjeçarja e akuzuar për vrasjen e Fiqiri Muçës, do të vazhdojë të mbetet në burg. Vendimi u dha sot nga Gjykata e Tiranës, e cila vendosi të pranojë kërkesën e Prokurorisë, për të lënë në burg, 18- vjeçaren deri në përfundim të hetimeve për vrasjen.
Sot skadonte masa e dhënë më parë, me 16 gusht, nga Gjykata e Tiranës, me 30 ditë burg.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e 12 gushtit në Krrabë, kur Nazime Visha qëlloi për vdekje, Fiqiri Muçën, një person me të cilin kishte patur prej vitesh një marrëdhënie shumë komplekse, te cilin e ka akuzuar per perdhunim dhe dhune.











